Catalano është një nga liderët botërorë në prodhimin e paisjeve hidrosanitare, duke kombinuar mjeshtërinë italiane me teknologjinë më të avancuar. Me mbi 50 vite eksperiencë në industri, Catalano është sinonim i cilësisë së lartë, dizajnit inovativ dhe qëndrueshmërisë, duke ofruar zgjidhje elegante dhe funksionale për banjot moderne.
Paisjet Hidrosanitare Catalano janë të prodhuara 100% në Itali, me një përkushtim maksimal ndaj detajeve dhe një proces prodhimi ekologjik. Materialet e zgjedhura dhe teknologjia e sofistikuar sigurojnë sipërfaqe ultra të lëmuara, higjienë maksimale dhe lehtësi në mirëmbajtje. Teknologjia ekskluzive Cataglaze+® siguron rezistencë më të lartë ndaj baktereve dhe një sipërfaqe që qëndron e pastër për më gjatë.
Koleksioni i Catalano përfshin lavamanë, tualete, bide dhe elementë të tjerë sanitarë, të dizajnuara për të përshtatur çdo stil dhe hapësirë. Nga modelet minimaliste deri te linjat luksoze, Catalano sjell elegancë dhe funksionalitet në çdo banjë. Top Standart Hidrosanitare është distributori ekskluziv për Shqipërinë për markën Catalano, duke sjellë për klientët shqiptarë produkte me standardet më të larta të cilësisë dhe dizajnit. Si partner zyrtar, Top Standart garanton furnizim të vazhdueshëm, çmime konkurruese dhe asistencë profesionale për çdo projekt hidrosanitar.